"Ju flet Moska": Shqiponja e kuqe është e Stefan Dushanit, z. Rama

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka bërë një analizë të asaj që kryeministri Rama postoi sot në Facebook, simbolin e shqiponjës së kuqe me sfond të zi. Ai bëri një paralelizëm me flamurin e Serbisë në mesjetë.

Myftaraj: Kryeministri Edi Rama ka bërë në FB një poster me një stilizim të flamurit kombëtar ku ka paraqitur në vend të shqiponjës atë shenjën e gishtave që bëhet në gjoks për të treguar shqiponjën me rastin e ngjarjes që ndodhi ditët e fundit ku festuan Xhaka dhe Shaqiri. Por kryeministrit dua ti them se është e lavdërueshme nisma e tij për tu solidarizuar me dy lojtarët. Dua ti them kryeministrit se në stilizimin që ka bërë ai, shqiponja duhet të jetë e kuqe dhe fusha e zezë, por në fakt flamuri ynë ka shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe. Me shqiponjë të kuqe dy krenore ka qenë një flamur i Serbisë në mesjetë i Car Stefan Dushanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shqiponja-e-kuqe-eshte-e-stefan-dushanit-z-rama

Recommended