"Ju flet Moska"/ Soros: Veliaj kryeministër, Rama kryetar bashkie

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastrio Myftaraj sot ka analizuar një lajm, që ai e zotëron. Bëhet fjalë për atë që Myftaraj thotë se Soros kërkon ndryshim brenda PS. Sipas tij Soros kërkon që Veliaj të bëhet kryeministër dhe Rama kryetar bashkie.

Kastriot Myftaraj: Sipas një lajmi që kam unë, George Soros është i shqetësuar nga situata dhe kërkon një zgjidhje politike brenda PS. Rama si kryeministër ka dhënë atë që kishte për të dhënë. Në vitin e 6 të pushtetit nuk ka për të dhënë dhe të zëvendësohet me një kompromis me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili më pas si kryeministër ti prijë partisë së tij në zgjdhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa Rama me këtë kompromis të rikthehet në bashki.

Pra të rikthhet si kryetar i bashkisë së Tiranës për një mandat ose për një treçerke mandati sepse zgjedhjet lokale janë pranë.

Zoti Rama nëse merr një mandat 4-vjeçar për kryetar i bashkisë së Tiranës mundet që sipas dëshirës së tij ose ta përfundojë, por mesa di unë ky kompromis përfshin atë që Rama mos e mbyllë mandatin si kryetar bashkie. Por në 2022 të bëhet President i Republikës. Presidenti është një post ku përfundon karriera e gjatë e politikanëve. Është e natyrshme që për zotin Rama karriera politike të përfundojë atje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-soros-veliaj-kryeminister-rama-kryetar-bashkie

Category

📺
TV

Recommended