Report Tv - Të rinj e energjikë, 10 shokët e grupit 'All in Band' më 21 qershor Bunk Art

  • 6 years ago
Ata ishin dhjetë shokë që studionin në Liceun Artistik ?Jordan Misja? në Tiranë. Mësonin muzikë klasike kryesisht duke luajtur në instrumentet e frymës. Ata ëndërruan bashkë dhe punuan së bashku, derisa në vitin 2014 realizuan ëndrrën e tyre, të krijonin një grup të muzikës Jazz. Po cilët janë ata?

Bëhet fjalë për grupin muzikor të Jazz-it ?All the Band?, që do të performojë më 21 qershor në Bunk Art1, një nga grupet muzikore më të reja të kësaj rryme. Djemtë e ?All The Band? janë të admirueshëm për mënyrën e organizimit. Plot dhjetë veta perfomojnë në një grup.

Është Besian Herri në bateri, Roland Gjura në bass, Matteo Zgjipi në piano, Eno Gjoka në saksofon, jam unë (Rajkard Bardhi) në trompë dhe gjithashtu bandës tonë do t?i bashkohet edhe Ridvan Shaqja në saks-bariton, Keidi Barbullushi në kitarë dhe Ëendy Adimiri në vokal.

Trompisti 24-vjeçar, Rajkard Bardhi