Sot në orën 20:30 të mbrëmjes, prej këtij sheshi, grupi italian ?Orkestra e Vogël, Avion Travel?, do të kënaqë fansat shqiptarë me muzikën italiane. Provat e skenës, ndriçimit dhe fonisë, sot kanë vazhduar disa orë rresht, për t?u finalizuar në mbrëmje.
Me ritme të shpejta është ngritur skena dhe gjithçka tjetër që shihni. Stafi organizativ, për të gjitha elementet regjizoriale dhe teknike, ka mbërritur nga Italia. Ndërsa me të gjitha vendosjet e paisjeve elektrike janë marrë punëtoret e shoqërisë italiane ?Enel Power?. Koncerti do të zgjasë dy orë dhe do jetë live. Në të do të përshendesin një grup tjetër italian, si dhe kantautori Bojken Lako./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!