Ndjekje penale punonjësve te ZRPP e ALUIZNI-t - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Vlora, ministrja e drejtësisë Etilida Gjonja i beri apel te gjithë qytetareve qe te denoncojnë rastet e korrupsionit ne administrate, pasi vetëm fal tyre mund te luftohet ky fenomen. Gjonaj ka bere dhe një bilanc te zyrtareve te ndjekur penalisht.
Etlida Gjonaj: ?Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë?.
Gjonaj ndal në veçanti në përbërjen e funksionim e Task Forcës antikorrupsion.Etilda Gjonaj: ??Një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca kundër korrupsionit. Task forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe një sërë drejtorish apo agjencish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstitucionale do të bëjnë të mundur që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim të kapin rastet abuzive të kryera nga punonjësit e Administratës Publike?.Ministrja e Drejtësisë  Etilda Gjonaj deklaroi se qeveria është e vendosur te pastroje administratën publike nga te korruptuarit dhe ata qe sorollatin qytetaret.