Ora News - Artistët në mbrojtje të Teatrit, paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të dytën natë me rradhë artistët mbushën oborrin e Teatrit Kombëtar, duke protestuar për mbrojtjen e godinës dhe truallit të këtij institucioni.

E konceptuar si një hapësirë refklektimi, gjithçka që ofrohej ishte një shfaqe artistike me muzikë dhe pjesë recitimi.

Pjesë e kësaj atmosfere të ngrohtë dhe artistike u bënë dhjetra qytetarë të Tiranës, mes tyre edhe fëmijë.

Gazetarja e Ora News për kulturën, Elsa Demo, duke raportuar nga protesta, tha se aktorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

"Në rast se qeveria nuk do ketë tërheqje nga projekligji për ndërtimin në këtë zonë ata do të intensifikojnë protestat pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Kulturës dhe kanë paralajmëruar për protesta shumë më të forta.

Në rast se sot qytetarët po kalojnë një kohë mjaft të bukur këtu tani duke dëgjuar këngë patriotike, qytetare, këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, edhe nga Kosova, duke dëgjuar recitime, duke parë dhe performanca, ky është mesazhi që ata po marrin sepse e gjitha kjo po bëhet që kjo hapësirë të mbrohet.

Për të gjitha komentet që janë bërë pas dëgjesës së ka pasur kryetari i bashkisë me artistët, mesazhi më i fundit është ky: Nuk mund të quhen më dëgjesa publike me qytetarë apo artistë në rast se zhvillohen në kullat e oligarkëve ashtu sikurse pretendojnë artistët se ishte dëgjesa e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulm-terrorist-ne-rusi-taksia-futet-mes-turmes-8-tifoze-te-plagosur

Recommended