Ora News - Artistët e skenës kërcënojnë: Dialog ose bojkot, aksion në mbrojtje të teatrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pamjet që kanë qarkulluar ditët e fundit nga adresa në tëitter e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro paraqesin një kantier vital pune të Turbinës: qendra multifunksionale e planifikuar për të qenë skena e re e përkohshme e Teatrit Kombëtar, ende larg afatit të parashikuar. Ditën pas këtij publikimi, artistët e teatrit, pedagogë e studentë të mbledhur në universitetin e arteve, si asnjëherë më parë, dalin kundër.

Arben Derhemi: Duhet të dalim në protestë të gjithë sepse në një moment të caktaur që një njeri merr përsipër të thotë që do të vij TOB në TK dhe TK do shkojë tek Turbina, tek një teatër që nuk është teatër.

Mehdi Malkaj: Ata na trajtojnë si skllever, nguleni mirë në kokë këtë. Nuk jemi skllever, ne jemi vlerë kombëtare.

Që Teatri Kombëtar do të zhvendosej këtu, nuk është lajm i ri, por me sa duket vetëm tani artistët po shohin që kjo skenë nuk është ajo që ata do donin. Arsye tjetër që provokon këtë reaksion janë dyshimet që ngrihen mbi fatin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Robert Ndrenika: Dhe tani kërkohet që këta privatë të bëjnë një kullë dhe në këtë kullë ankes të jetë edhe teatri, pra vazhdon një vjedhje.

Altin Basha: Pa dalë projekti i ri të mos bëhet spostimi i TK, të dimë çfarë do të bëhet aty, është absurde të hyjë Opera sepse do të thotë që ajo ndërtesë qenka funksionale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/artistet-e-skenes-kercenojne-dialog-ose-bojkot-aksion-ne-mbrojtje-te-teatrit

Recommended