Report TV - Rezoluta/Kuvendi 10 detyra DAP, ja ç'do ndodhë me administratën

  • 6 years ago
Kuvendi i Shqipërisë ka ngarkuar Departamentin e Administratës Publike me 10 detyra, të cilat konsistojnë në avancimin e reformës në administratë, si një ndër kushtet për t?u afruar me Bashkimin Evropian. Pas shqyrtimit të raportit të DAP për veprimtarinë vjetore, Kuvendi ka miratuar një rezolutë, e cila përpos disa konstatimeve, i dikton DAP 10 lëvizje në administratë. Konkretisht, Kuvendi i kërkon DAP që të përfundojë brenda vitit 2018 rishikimi funksional strukturor i institucioneve të varësisë në administratën shtetërore.

Përfundimi i këtij procesi është parashikuar edhe nga vetë DAP në një plan të posaçëm. Plani parashikon që vijimin e ristrukturimit të degëve të administratës publike, duke e nënë theksin tek eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese, proces i cili pritet të prodhojë largime të punonjësve nga administrata. Gjithashtu, Kuvendi i kërkon DAP që brenda këtij viti të përfundojë standardizimi i përshkrimeve të punës për të gjitha grupimet e pozicioneve të punës në shërbimin civil, si dhe të miratojë përshkrimet e punës për çdo pozicion pune në institucionet e administratës shtetërore.