Hapet sezoni turistik në Vlorë, Rama: Presim 10 milionë turistë, aeroporti gati në 2020

  • 6 years ago
Sot është hapur sezoni turistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi është që këtë vit Shqipërinë ta vizitojnë 15% më shumë turistë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në harkun e 5 viteve synimi është që vendin tonë ta vizitojnë 10 milionë turistë.

Nëse vjet kapëercyem shifrën e 5 milionë turistëve të huaj, sivjet në rastin më të keq do të kemi 15% më shumë turistë sesa vjet, nuk ka diskutim se objektivi për të arritur 10 mln turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme është i mundur, pasi potencialet nuk janë shfrytëzuar. Nuk e zgjodhëm kot Vlorën, pasi është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit. Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares.

Edi Rama
Një nga investimet më të mëdha në qarkun e Vlorës është aeroporti, që pritet që të nisë punimet së shpejti, ndërsa Rama tregoi edhe afatin se kur pritet që të jetë gati.

Aeroporti do të nisë së shpejti. Kam bindjen se do ta realizojmë aeroportin më shpejt sesa parashikohet dhe uroj që të dalë sikur unë kam bindjen dhe ta kemi të hapur deri në 2020.

Edi Rama

Recommended