“Imago Mundi”, Shqiperia me 163 artiste

  • 6 years ago
Dy ngjarje të rëndësishme me protagoniste edhe Shqipërinë po zhvillohen njëherësh në Itali. Pas hapjes së Bienales së Arkitekturës në Venecia ku pavijoni ynë prezantohet me Tiranën e katit përdhes, një tjetër ekspozitë është hapur në Trieste prej fundit të Majit. Në ?Imago Mundi?, që prej dy vitesh shëtit kryeqendrat e artit botëror, portreti i vendit tonë krijohet nga 163 artistë nga Shqipëria dhe Kosova.

Koleksioni shqiptar quhet ?Knots?, ?Nyje? në funksion të idesë së ekspozitës, shkurtimin e distancave mes popujve me angazhimin e artistëve nga 40 vende të botës.

Shqipëria çon në ?Imago Mundi? ndërprerjen e lidhjes me shtypjen ideologjike dhe estetike të së kaluarës dhe hapjen e artit shqiptar me pjesën tjetër të botës.

Ndalesa në ?Salone Degli Incanti?, ?Qendra e  Artit Modern dhe Bashkëkohor? në Trieste do të jetë deri në 2 Shtator.