Report TV - Gjermania nis hetim për 613 kg kokainë të kapur në Maminas/ Detaje

  • 6 years ago
Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, cilët tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Autoritet e drejtësisë Gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë ?Arbri Garden? u arrestua në 14 Maj në Gjermani. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj në Gjermani, por burime pranë prokurorisë i thanë ?Shqiptarja.com? se tashmë interes të veçantë për dosjen e 613 kg kokainë të kapur në Maminas, po tregojnë prokurorët Gjermanë.

S?dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbëritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane. Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje. Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh. E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt.

Recommended