Edhe Kisha maqedonase ndryshon identitet

  • 6 years ago
Shkupi hedh një tjetër hap të rëndësishëm që synon të vulosë fundin e mosmarrëveshjeve më shumë se 25-vjeçare me Athinën. Kisha ortodokse maqedonase pranoi të heqë dorë nga identiteti i saj si ?Kishë Autoqefale e Maqedonisë?. Ortodoksët maqedonas do të drejtohen nga Kryepeshkopata e Ohrit, emërtim me të cilin kleri i lartë i kësaj kishe ka vendosur të identifikohet.

Vendimi u mor pas kërkesës së Kryeministrit Zoran Zaev. Në këtë mënyrë, kishës ortodokse maqedonase i hapet rruga për të qenë pjesë e Patriarkanës Ikumenike të Kostandinopojës me qendër në Stamboll, institucioni më i lartë fetar i të krishterëve ortodoksë ballkanas. Për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë, kisha ortodokse maqedonase nuk njihej si kishë autonome, por vepronte nën juridiksionin e kishës ortodokse serbe.

Patriarku i Stambollit Bartolome përshëndeti vendimin, që vjen pas tensioneve të Nëntorit. Në pamundësi për t'u bërë pjesë e Patriarkanës së Kostandinopojës, kisha ortodokse maqedonase paralajmëroi se do t'i bashkangjitej asaj bullgare.

Recommended