Ora News - Tik taku deri më 28 qershor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Siç ishte paralajmëruar opozita nuk ka bllokuar komisionet parlamentare, por ngriti zërin jo për të folur për rendin e ditës, por për të përsëritur kërkesën e tyre për largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Çështjes Xhafaj i janë shtuar edhe akuzat ndaj gjyqësorit një ditë pas vendimit të gjykatës për të hequr arrestin e shtëpisë për ish ministrin Tahiri. Dhe për opozitën largimi i Ministrit të Brendshëm është kusht i panegociueshëm

Enkelejd Alibeaj: Tik taku deri më 28 qershor, numërimi mbrapsht fillon sot.

Ulsi Manja: Në fakt numërimi ka nisur mbarë, se më 28 presim vendim pozitiv nga Këshilli Europian

Flamur Noka: Personalisht jam se me këtë maxhorancë të inkriminuar, të zhytur në drogë e korrupsion të ndërprisnim cdo marrëdhënie por unë respektoj vendimin e grupit.

Opozita vendosi të marrë pjesë në komisionet parlamentare deri me 28 qershor datë kur do të vendoset për hapjen ajo jo të negociatave.

Ndërsa deputeti i LSI, Nasip Naço i kërkoi kryetarit të komisionit të ligjeve që Ministrja e Drejtësisë të raportojë për veprimtarinë e 2017.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tik-taku-deri-me-28-qershor

Recommended