Janka Selimi, shqiperuesja e gjuheve ballkanase

  • 6 years ago
Kur më ra në dorë ?Hotel Grand? i kroatit Renato Baretiç, emri që më kuriozoi ishte i përkthyeses Janka Selimi. Nga kërkimi më rezultoi se ajo është e veja e të parit të baletit shqiptar Skënder Selimi, e lindur në Bullgari, e studiuar në Rusi dhe më pas e jetuar në Shqipëri si mësimdhënëse e përkthyese e disa gjuhëve ballkanase.

Zbulimi i dytë ishte se pas shqipërimit të Renato Baretiç qëndronte një grua 83 vjeçare, arsye që më çoi ta takoj për të zbuluar burimin e vullnetit te Janka Selimi.

Me pak ndryshime, Janka i qëndron të njëjtës agjendë ditore, si në fillimet e saj. Mbrëmja e vonë mbyllet me përkthimin letrar të shtatë apo tetë faqeve.

Në majën e artit të përkthimit në gjuhën shqipe vendos Fan Nolin. Vetë i përket metodës, ?qëndroi besnik tekstit të autorit, gjithnjë nga origjinali?.

Ndjesinë e leximit e më pas të shqipërimit të letërsisë së shkuar nga autorë të Rajonit të Ballkanit e quan të jashtëzakonshme.

Në proces është një tjetër ballkanas, një shkrimtare maqedonase që trajton temën e ?tjetrit?. Pa zbuluar shumë nga përmbajtja, Janka, kërkon t?u komunikojë një këshillë kandidatëve për përkthyes, atyre që rrëzojnë muret e gjuhëve të huaja.

Category

📺
TV

Recommended