Macron apel Putin: Të vazhdojmë bashkëpunimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti francez Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që Moska te vazhdoje bashkëpunimin me Europen.



?Rusia është një pjesë e patjetërsueshme e Evropës. Gabime janë bërë në të kaluarën, por ne duhet të punojmë për të hequr ndarjet tona në shumë çështje. Unë dua që Rusia të qëndrojë në Këshillin e Evropës. Ne kemi rrënje të përbashkëta dhe duhet të punojmë në projekte të reja, si dhe për një model të ri ekonomik e social i cili do të ndihmojë në përmirësimin e standardit të jetës?.



Macron i bëri komentet gjatë takimit me Putin në Shën Petërsburg, në kuadër të forumit ndërkombëtar Ekonomi.



Nga ana tjetër shefi i Kremlinit theksoi se bashkëpunimi shumëpalësh i cili mori vite për t?u ndërtuar, po përballet me mosrespektimin e thyerjen e rregullave.



?Sistemi i bashkëpunimit shumëpalësh i cili mori vite për t?u ndërtuar, nuk po lejohet të evoluojë më tej. Thyerja e rregullave po bëhet rregull i ri?.



Putini paralajmëroi gjithashtu se masat mbrojtëse të presidentit amerikan Donald Trump dhe sanksionet ndaj kompanive ruse, do të çojnë në një krizë shkatërruese globale. Macron u takua në Shën Petersburg edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Ata biseduan për marrëdhëniet me SHBA-të, tregtinë e lirë dhe investimet.