Ora News - Audio-përgjimi për Agron Xhafaj, a e dorëzoi gazetari materialin origjinal?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organi i akuzës është në kërkim të një laboratori që do të ekspertojë audio-përgjimin e dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi, ku flitet për trafik lëndësh narkotike ku ishte i përfshirë edhe vëllai i Ministrit të Brendshëm. Por ekspertët do ta nisin punën fillimisht me përcaktimin nese është apo jo autentik materiali i dorëzuar, më pas do të vijohet nese një nga zërat në audio-pergjim është i vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shtetasi Agron Xhafaj.
Nëse gazetari, Jetmir Olldashi, ka vënë apo jo në dispozicion të prokurorisë audio-përgjimin origjinal, kjo do të përcaktohet nga ekspertët.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se krahas dëshmisë, Olldashi ka dorëzuar në prokurori të gjithe audio-përgjimin që ai ka bërë mes tyre edhe mjetet me të cilat ai ka kryer këtë përgjim.

Por krahas ekspertimit të zërave nëse vërtet njëri prej tyre i përket Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm ekspertët do të përcaktojnë edhe nëse materiali i dorëzuar është ai autentik apo është ndonje material ku janë kryer ndërhyrje dhe montazhe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-agron-xhafaj-e-dorezoi-gazetari-materialin-origjinal

Recommended