Ora News - Euro dëmton bimët mjekësore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike i është bashkuar shqetësimit për zhvlerësimin e euros pas eksportuesve dhe prodhuesve. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa ndërsa sugjerojnë që për të zbutur efektet të ulet tatimi-fitimi për kompanitë eksportuese, gjithashtu kërkojnë një tryezë të përbashkët për të diskutuar mbi efeket. Në fillim të kësaj jave euro ka pësuar një zhvlerësim tjetër me 0.13 pikë përqindje duke u ulur në kuotën e 127 lekëve.

Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut po vë në rrezik 90 mijë vende pune që siç thotë Shoqata e Bimëve Mjekësore mund të mbeten pa punë nëse nuk ndërhyhet sa më parë.

Industria që punon vetëm për të eksportuar bimët medicinale në vendet e Bashkimit Europian kërkon një ndërhyrje urgjente sepse kështu po shkojnë drejt falimentit.

Filip Gjoka: Të mos humbim vendet e punës që siç jeni në dijeni shumica e vendeve të punës janë të hapura dhe vazhdojnë në vendet rurale të vendit tonë, në zonat më të varfra.

Presidenti i kësaj industrie, Filip Gjoka, i kërkon qeverisë mbledhjen e një tryeze të përbashkët me Bankën e Shqipërisë për të diskutuar mbi efektet dhe mundësinë e uljes së tatim-fitimit që mund të kompensonte për momentin dëmin që u krijohet nga zhvlerësimi i euros.

Filip Gjoka: Për 6 muaj, për kompani eksportuese të ulet tatim-fitimi.Ka rrugë dhe forma, pa dëmtuar dhe pa prekur buxhetin e qytetarëve, që tu vihet në ndihmë këtyre kompanive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euro-demton-bimet-mjekesore

Recommended