Ora News - Audio-përgjimi, Çani: Regjistrimi është bërë në tetor 2017, 5 minuta video

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari investigativ, Artur Çani, zbardhi në studion e emisionit "360 Gradë" detaje të reja lidhur me audio-përgjimin e "Bashkëpunëtorit X" me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Çani tha se biseda është regjistruar në tetor të vitit të shkuar. Sipas tij, një muaj më parë, shtator 2017, një gazetar kishte hyrë në konrtakt me Albert Veliun përmes një personi të Partisë Demokratike.

Gazetari tha se i gjithë regjistrimi është 5 minuta, ndërkohë që deri tani është bërë publike vetëm 1 minutë e pak nga audio-përgjimi.

Artur Çani: Biseda që ka nxjerrë ky personi është regjistruar në tetor të 2017. Zoti Veliu është kontaktuar nga një gazetar, përmes një personi të PD-së ai ka kontaktuar në muajin shtator të 2017 dhe filloi të angazhohej me këtë punë derisa pa që ky Veliu në ambjentet e Agron Xhafaj, në klub, në të gjitha ishte shumë familjar.

Ishte një njeri që pritej. Kishte bërë disa biseda telefonike me Agron Xhafaj në telefon dhe gazetari kishte vërtetuar se numri që kishte marrë ishte i Xhafaj. Pasi ka bërë këto vërtetime, e ka shoqëruar deri kur ka hipur në katin e dytë të lokalit ku ka bërë bisedën 5 minutëshe që është regjistruar. Deri më sot është transmetuar vetëm një minutë e pak, ka edhe një pjesë tjetër që unë besoj se nuk është dhënë akoma.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-cani-regjistrimi-eshte-bere-ne-tetor-2017-5-minuta-video