Regjisori Laert Vasili i ftuar në ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se nacionalizmi është kthyer në biznes dhe njerëzit e përdorin për t'u pasuruar.
Vasili: Deklaratat që bëhet sidomos me vendet fqinje duhet të jenë të kujdesshme. Nuk bën mirë t'i frymë zjarrit sepse kështu i shërbejnë njerëzve që e kanë për biznes nacionalizmin dhe paguhen për t'u pasuruar për këtë gjë. Nuk u djersin veshi pse humbi një jetë, dy jetë apo 15 jetë. Ata vazhdojnë biznesin e tyre. Të mos bien pre e propagandës për ndërhyrje me dhunë dhe me armë. Do të doja të përmendja një politikan grek që tha se vëllain mund ta nxjerrësh nga shtëpia, por komshiun jo.