Ora News - Opozita proteston nesër para Ministrisë së Brendshme, të enjten bllokon seancën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita do të ketë një aksion politik të ngjeshur deri të enjten e Kuvendit. Vendimi është marrë sot në selinë blu, gjatë takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me aletatët e tij parlamentarë.

Të mërkurën, opozita do të protestojë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafaj.

Sakaq deputetët që janë pjesë e Komisioneve do të paraqiten në mbledhje, por duke proceduar me të njëjtën strategji që pamë sot në Komisionin e Ekonomisë.

Opozita në Komisione do të kërkojë dorëheqjen e Ministrit Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë të enjten opozita nuk do të lejojë seancë normale, ku kanë paralajmëruar bllokimin e punimeve të Kuvendit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-proteston-neser-para-ministrise-se-brendshme-te-enjten-bllokon-seancen

Recommended