Ora News - Restaurimi i varreve Ilire të Selcës, Kumbaro: Do kërkojmë mbrojtjen nga UNESCO

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Varret ilire të Selcës prej dekadash janë lënë në harresë, por Minsitria e Kulturës ka gati projektin për restaurimin e tyre. Teksa vizitoi këtë site të trashëgimisë kuturore së bashku me ambasadoren Vlahutin, Kumabro tha se do të lobojë për përfshirjen e tyre në UNESCO.

Ministria e Kulturës do të nisë së shpejti punën për restaurimin e varreve ilire të Selcës. Teksa vizitoi këtë sitë në kuadër të javës europianë së bashku me ambasadoren Vlahutin, Kumbaro tha se kjo trashëgimi do të promovohet me synim përfshirjen në UNESCO.

Kumbaro: Projekti tashmë është i miratuar, është i plotë dhe sigurisht pas projektit teknik mbetet që të ndërtojmë operacionin financiar. Këtë sitë të Selcës ne e kemi në listën e dosjeve që duam ta promovojmë si një sitë të vecantë për tu mbrojtur nga UNESCO.

Ambasadorja Vlahutin u shpreh se në këto varre nevojiten kërkime arkeologjike dhe se kjo trashëgimi kulturore duhet t`i prezantohet edhe Europës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/restaurimi-i-varreve-ilire-te-selces-kumbaro-do-kerkojme-mbrojtjen-nga-unesco