Report TV -Apollon Baçe: ‘Arkitektura Ilire’ nga gadishulli i Istries në gjirin e Artës

  • 5 years ago
Vazhdojnë në Akademinë e Shkencave ligjëratat që mbahen në kuadër të çmimeve kombëtare shkencore. Për librin ?Arkitektura në Iliri? të akademikut dhe arkeologut Apollon Baçe, i çili është pretendent për çmimin ?Çabej? referuan edhe studiuesit Pirro Thomo edhe Neritan Çeka. Ky botim, sipas tyre është parë si një refleks i strukturës sociale edhe botës shpirtërore edhe është rezultat disavjeçar i një vargani ekspeditash në Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Kosovë, Greqi, diasporë ilire edhe në Itali. Në të trajtohet arkitektura, doket edhe mënyra e jetesës në një territor të shtrirë nga gadishulli i Istries në Veri në gjirin e Artës në Jug nga Adriatiku dhe Joni në Perëndim, në malin Kopaonik në lindje. Vet Apollon Baçe ndalet tek disa karakteristika të arkitekturës ilire.

?Deri tani mendohet në mënyrë klasike, që është ajo klasike greke, që me partenonin merr fund edhe thuhet që ka një dekadencë vetëm në arkitekturën greke. Në të kundërt në kohën helenistike, që është tamam arkitekturë e mirëfilltë, nuk është më klasike edhe e ngurtë, në këtë kohë nis edhe s?postohet nga shtetet e tjera, që për mua nuk është Epir, por është Iliria e Jugut. Unë mund t?jua them se deri në shekullin e XX, tre elementët kryesorë të teknikës kanë qenë qymyri, kupola edhe tulla. Për herë të parë në botë të tria kanë dalë këto. Shëtitorja më e bukur është në Apolloni. Janë teatrot më të përsosur nga ana teknike në Dodonë dhe Bylys, por ne nuk kemi ditur që të ekspozojmë këto?, shprehet arkeologu dhe akademiku Apollon Baçe.