Ora News - Breshëri la Fierin pa prodhim, fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Breshëri i pazakontë pranveror i së martës ende nuk ka shkrirë në fshatrat e njësisë administrative Cakran në Fier. Stuhia u ka dëmtuar disa dhjetra hektarë me vreshta, pemë frutore dhe kultura bujqësore, ndaj fermerëve këtë të mërkurë u duhej vetëm të evidentonin dëmet dhe çfarë mund të bëjne për të shpëtuar atë që ka mbetur.

Më të prekurit janë fermerët në Vreshtaz, Gorishovë dhe Korceraj, ku thuajse gjithçka e sezonit është dëmtuar.

Fermerët flasin për falimentim dhe kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi siç thonë me të ardhurat e kulturave bujqësore mbanin familjet.

Por parashikojnë se pasojat do të jenë afatgjata, pasi sipas tyre vreshat dhe drurët frutorë do të kërkojnë tre sezone për rihyrë në prodhim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bresheri-la-fierin-pa-prodhim-fermeret-kerkojne-ndihme-nga-shteti

Recommended