Ora News - Bushati: Për marrëveshjen me Greqinë s'ka rëndësi data por zbatueshmëria

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Datat dhe afatat janë motivuese, por në rastin e marrëveshjes me Greqinë më rëndësi ka fakti që kjo marrëveshje të jetë e drejtë dhe e zbatueshme për të dyja palët.

Në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, zoti Bushati u pyet lidhur me negociatat me Greqinë

Pyetje: Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias edhe sot deklaroi që pret që marrëveshja e detit të finalizohet deri në maj, a ka të bëjë ky afat me qershorin, pra finalizimi i marrëveshjes së detit me qershorin

Ditmir Bushati: Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me të gjitha vendet sidomos me vendet që kanë kaluar eksperiencë të ngjashme dhe e dinë sesa i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit europian si një fuqi transformuese dhe zhvillimore për shoqërinë por dhe kontribut për paqen e stabilitet në europian

Për tiu kthyer afateve siç e tha ministri datat dhe afatet janë në thelb motivuese, e njëjta logjikë është e vlefshme dhe në raport me bisedimet që do të zhvillojmë me Greqinë, por nga ana tjetër me rastin në fjalë datat dhe afatet indikative nuk janë qëllim në vetvete. Është e rëndësishme të kemi një proces të shëndetshëm dhe të shkojmë mundësisht drejt një marrëveshje të re e cila duhet të jetë marrëveshje më e drejtë dhe në fund të ditës e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje e cila duhet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Greqisë.

Sa i takon aktivitetit që do të organizojë pala greke në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim e vlerësojmë këtë gjest mbështetjeje dhe bujar. Greqia është vëndi që ka kontribuar për procesin e integrimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-marreveshjen-me-greqine-ska-rendesi-data-por-zbatueshmeria