Ora News- Ervin Bushati: Basha më ka çuar në dy gjykata për kunatin

  • 5 years ago
#oranews
Deputeti socialist, Ervin Bushati, ka sqaruar për herë të parë pozicionin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila urdhëron Prokurorinë ta marrë nën hetim për fshehje të pasurisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora, Bushati pranoi pronësinë e pronave që ka listuar PD në akuzat e saj, madje edhe më shumë.

Gazetari: A janë tuajat pronat që janë listuar?

Bushati: Janë dhe kam edhe të tjera. I kam deklaruar të gjitha.

Për Bushatin, Basha është acaruar me të dhe e ka çuar në dy gjykata pasi i akuzoi kunatin, tek i cili sipas deputetit socialist kryedemokrati mban lekët.

Bushati: Me Bashën kam qenë në këshillin bashkiak që në 2011 përballë dhe kam në politike 12 vjet, kam bërë me qindra deklarata, fjalime, debate. Në asnjë nga akuzat që i kam ngritur zotit Basha qoftë si Ministri që abuzoi me Rrugën e Kombit, 1.2 miliardë euro, qoftë për vrasjet e 21 janarit, shitjen e detit, gjumin në bashki dhe gjithë bashkitë që ka bërë nuk ka pasur asnjë reagim.

I vetmi reagim që ka pasur ka qenë në tetorin e kaluar ku unë kam pasur dy deklarata si Sekretar i grupit të PS-së për kunatin e zotit Basha. Luli i lekëve nuk është zoti Basha që mendojnë demokratët, sa herë preket interesi i kunatit ku mban lekët zoti Basha, atëherë acarohet. Më kanë hapur dy çështje për këtë, një kunati në Gjykatën Civile të Tiranë që kërkon dëmshpërblim se i është prishur emri dhe një PD me një deklaratë që ka nxjerrë dhe e ka çuar dhe kërkon që ajo deklaratë të ndiqet.

Prokuroria e ka quajtur të pavlefshme, megjithatë në Gjykatën e Apelit Basha sot kishte çuar dhe një çështje tjetër për kryetarin e grupit. Ka gjetur ndonjë derë të mbrapshme te Gjykata e Apelit. Më vjen keq që gjithë Ministria e Drejtësisë ka qenë në përdorim për të ndjekur dhe gjetur prova që nuk ekzistojnë, gjithçka e kam të deklaruar. Më vjen keq që zoti Basha po sillet si një bolshevik i vogël, koha e shpronësimeve ka ikur me kohë.

Jam krenar për emrin dhe punën e familjes sime, pasuria më e madhe që kam është edukimi që më kanë dhënë prindërit, gjithçka që kam fituar, fitorja që kam në njësinë bashkiake numër 8 ku banon Basha, as aty nuk është acaruar. Është mundur dy herë në shtëpi të vet nga PS që unë drejtoj në njësinë numër 8 që jam deputet. Nuk e votojnë as komshinjtë zotin Basha, ka humbur dy herë aty. Nuk u acarua kaq shumë as nga humbja e PD. Është acaruar dhe më ka çuar në dy gjykata vetëm se i përmenda kunatin.

I pyetur nëse do ti përgjigjet Bashës me një kallëzim penal për shpifje, ai pati këtë përgjigje:

Bushati: Unë nuk bëj kallzime për zotin Basha, do ta ndjekë drejtësia e re. Vjedhja që ka bërë në Rrugën e Kombit, 1.2 miliard euro për 62 km, i shpëtoi prokurorisë se ishte i ftohur për 6 muaj, tani është bërë këngëtar soprano dhe këndon shumë mirë. Edhe kur e kam lavdëruar se i lyen flokët shumë mirë nuk më ka akuzuar, më ka akuzuar vetëm kur i kam përmendur lekët e kunatit që në fakt janë lekët e zotit Basha.

Këtu i ka djegur shumë. Por i bëj thirrje...