Ora News - Ngjela: Rama mendoi se mund t'i bënte presion Gjermanisë, ata qeshën me të

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kryeministri Edi Rama gaboi gjatë vizitës në Gjermani me dy çështje, atë për islamizmin dhe për Saimir Tahirin.

Ngjela: Rama gaboi në presion. Vajti në Gjermani dhe mendoi se mund t'i bënte presion politikës gjermane se mos të jem unë, atje lulëzon islamizmi. Kjo ishte pak a shumë. Pranoni kështu siç jam. Ata qeshën. Politika amerikane ka qeshur sepse e di mirë të vërtetën. Historia e një shoqërie që ka të njëjtën psikikë përsëritet në mënyrë identike. Enver Hoxha bindi edhe KGB-në dhe politikës sovjetike se po të mos jem unë, fitojnë jugosllavët. Ai mbeti i vetmi pa u eliminuar në '56-n. Të njëjtën gjë bën ky tani pas 50 vjetësh, indirekt. Atë gabim që bëri atje e godit ashpër analiza amerikane. Ai ua thoshte shumë hapur se si vjen e ankohesh për islamizmin në Shqipëri në një kohë që ti je me Erdogan. Ke pranuar një xhami 30 mln dollarë dhe ua konsideron këtë sikur vjen nga të tjerët. Bëri gabim politik të rëndë. Në Gjermani doli edhe aspekti i Tahirit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjela-rama-mendoi-se-mund-ti-bente-presion-gjermanise-ata-qeshen-me-te

Recommended