"Ju flet Moska": Kërcënim i koduar i Tahirit ndaj ambasadorit Lu

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka trajtuar deklaratat e ish-ministrit Tahiri, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Sipas Myftaraj deklaratat e Tahirit janë kërcënime të koduara ndaj ambasadorit Lu.

Myftaraj: Në deklaratën e gjatë që bëri sot ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, me rastin e shpalljes së vendimit të tij për të dorëzuar mandatin e deputetit fjala çelës ishte fjala ambasador e përdorur disa herë në disa kontekste.

Është shumë interesante konteksti në të cilën e përdori këtë fjalë për herë të parë.

Pra ambasadorit të cilit iu referua Tahiri është ambasadori amerikan Donald Lu. Ambasadorë lart e poshtë thotë Tahiri që flasin për mafiozë. Tahiri qartësisht i referohet një thënie të ambasadorit Lu një thënie në Opinion.

Fjalët kyç në deklaratat e ambasadorit ishin që çështja Tahiri nuk duhet të vendoset nga politikanët. Dmth në tetor vendosën politikanët për këtë çështje që refuzuan kërkesën e prokurorisë për autorizim për arrestim. E dyta nuk duhet të vendoset nga prokurorët që nuk veprojnë. Bëhet fjalë për prokurorinë para periudhës së zonjës Marku. Ambasadori amerikan foli për provat duke thënë se në media kemi parë prova të qarta. Kjo deklaratë i ka djegur qartë zotit Tahiri.

Tahiri replikon me deklaratën e ambasadorit.

Kush mund ti blerë amasadorë në Shqipëri?! Mund ti blerë Edi Rama. Ai thotë ke blerë heshtjen e ambasadorëve, kuptohet e ka fjalën për kanabisizimin e vendit.

Pra Tahiri kur dorëzon mandatin e deputetit i drejtohet amabsadorit amerikan dhe i thotë: "Në burg më kërkon ti zotëri, sic ke thënë dhe në 5 prill. Po hyra në burg unë do flas ndryshe. Do them që kam qenë zbatues i licensës së kanabisizimit të vendit me të cilën në xhep ti erdhe nga Uashingtoni dhe ja Edi Ramës, ai më tha urdhëro zbatojë dhe unë pata përfitimet e mua. Nëse unë arrestohem skandali do jetë ndërkombëtar jo shqiptar"

E vërteta është kjo: Nuk ka një licensë me vendim politik të qeverisë së SHBA për kanabisizimin e Shqipërisë. Ashtu si nuk ka patuar, si është vërtetuar se nuk ka patur licensë me vendim politik të qeverisë së SHBA as për të mbështetur mafien siciliane në luftën e ftohte për qëllime të marrjes së votave të stabilitetit politike, e luftës kundër komunizmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-kercenim-i-koduar-i-tahirit-ndaj-ambasadorit-lu