"Ju Flet Moska": Hijet e intervistës antimafia të ambasadorit të BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në emisionin e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar intervistën e dhënë një ditë më parë të ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Sipas Myftarajt, intervista kishte theks antimafia, referuar edhe punës si prokuror antimafie që ambasadori ka bërë në të kaluarën e tij.

Kastriot Myftaraj: Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë dje një intervistë ne Opinion, një intervistë që do ta cilësoja me theks antimafia. Soreca duke qenë se vetë ka qenë një prokuror antimafia në kaluarën e tij, ka pasur një theks antimafia në intervistë, që duket se është edhe theksi i misionit të tij.

Por, sic ndodh me misionet diplomatike, kanë edhe kufizimet e tyre. Diku mes këtij shtegu të vështirë janë të detyruar të ecin. Janë këto anët e errëta të misionit, ku ndërhyn politika ndërkombëtare.

Në të tilla kushte ndodhet edhe Italia, jo vetëm një diplomat italian në Shqipëri.

Ishte interesante ajo kur ky specialist,ekspert i luftës kundër mafias u shpreh për lidhjet e mafias kundër politikës.

Ambasadori: Pervoja ka treguar se mafia kontrollon territorin dhe duke kontrolluar territorin në një periudhë të caktuar historike?

Fevziu: Kontrollojnë me frikësim?

Ambasadori: Me frikësim, me veprimtari kriminale ? është edhe çështje historike dhe kulturore, që nuk kemi kohë ta cekim, por duke kontrolluar territorin ka edhe aftësinë për të kontrolluar votat dhe votat janë asetet për të cilat interesohen politikanët. Pra, është e qartë që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe delikate dhe këtë duhet t?ua lëmë prokurorëve, gjykatësve që të vlerësojnë ata se ku ndodh kjo. Por është e qartë se lidhja kalon nepermjet aftësisë për të influencuar voten.

Lidhja e politikës me mafian ka të bëjë me aftësinë për të influencuar votën e qytetarëve në zgjedhje. Në mënyrë që mafia e kompenson politikën me atë pjesë të votës që nuk e kanë dhe këta i lejojnë mafies të nxjerrë përfitimet. Është një lidhje kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-hijet-e-intervistes-antimafia-te-ambasadorit-te-be