Ora News - Thethi 'mollë e ndaluar' për turistët, e bllokuar prej disa muajsh nga dëbora

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jemi në pranverë dhe sezoni turistik duhet të kishte nisur, por pikën turistike të Thethit, bllokimi prej muajsh nga dëbora, e ka kthyer në një mollë të ndaluar për vendasit dhe vizitorët.

Rruga është hapur deri në Qafe Thore dhe më pas aty duhet të lësh makinën e të udhëtosh në këmbë deri në zemër të fshatit, pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër për të mbërritur atje.

Paradoksalisht prej 3 javësh po punojnë dy fadroma, por të nisura me shumë vonese në këtë zonë, ato po përparojnë me hapa të ngadalta. Trashësia e dëborës nuk i lejon të bëjnë kilometra të shumtë dhe rreziku mbetet i lartë në këto lartësi.

Rruga është e rrezikshme dhe gjithçka ka mbetur e bllokuar këto muaj, ku goditjen më të madhe e ka marrë turizmi.

Turistët e huaj që kanë mbërritur deri këtu po kthehen pas. Dhe disa prej tyre zgjedhin ta vijojnë udhëtimin në këmbë.

Thethi ka mbetur sot një zonë sa e harruar, aq edhe e dëmtuar nga indiferentizma e pushtetit, vendor apo qëndror qoftë ai, që kujtohet për këtë pikë turistike vetëm në statistika, apo reklama turistike, por problemet ja trajton me shpërfillje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/thethi-molle-e-ndaluar-turistet-e-bllokuar-prej-disa-muajsh-nga-debora

Recommended