Ora News - 1 Maji jo festë por protestë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edmond Hoxha nga Mbrostar Ura në Fier ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar për 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai ka dalë në qendër të qytetit me një pankartë në duar ku shkruan: "Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë!"

Për mediat ai tregon se nuk siguron dot të ardhura për familjen për arsye se nuk gjen dot punë.

Hoxha: Protestoj se nuk kam punë. Punoj prej 18 vitesh shtrim pllakash në ndërtim dhe që kur erdhi ky i gjati nuk kam punë, nuk ushqej dot familjen. Kam zanat po nuk kam punë, kam tokë por nuk e vadis dot se nuk kam ujë.Nuk mundem më të jetoj.Çdo vit e kam festuar 1 majin gjithmonë në Manastir me mish, merrja zgarën me vete. Sivjet nuk ka asgjë që mund të festoj.Kam kërkuar punë por asgjë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/1-maji-jo-feste-por-proteste