1 Maji, protestë me festë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra qytetare protestuan ketë 1 maj tek ushtari i panjohur ne Tiranë. Jane shtresa me e vuajtur e shoqërisë, ish minatorë dhe punëtore qe çdo dite punojnë ne te zeze. Me te shumtët ne kete tubim ishin minatorët. Ata kërkuan miratimin e statusit të tyre.



Protestuesit bene me faj edhe drejtuesit e sindikatave te punëtoreve, që sipas tyre janë te kapur nga politika.



Kryetari i Konfederatës se Sindikatave, Kol Nikollaj tha se kushtet e punëtoreve ne Shqipëri lene per te dëshiruar, rrogat janë shume te vogla dhe ne shume raste punonjësit nuk sigurohen.



Por 1 maji, simboli i protestave të punëtoreve në Tiranë ishte më shumë nje dite pushimi e feste. Kodrat e liqenit artificial, por edhe kafet ishin te tejmbushura.



Disa zgjodhën të drekojnë nen hijen e pemëve.



Te tjerë, as qe e dinë se një maji është dita kur punëtorët ngrihen për më shumë të drejta.



Kërkesat kryesore të punëtorëve çdo një maj lidhen me të drejtat në punë, rrogat e sigurimet, përmirësimin e kushteve te punës, si dhe pushimet ditore e javore.

Category

📺
TV

Recommended