Ora News - Madrid, kapen 1 ton kokainë e 1. 5 mln euro cash në valixhe. Arrestohen 2 shqiptarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia spanjolle ka sekuestruar 1 ton kokainë që i përkiste një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga dy shqiptarë.

Bashkë me sasinë e kokainës u sekuestrua edhe 1 milionë e 550 mijë euro kesh.

Operacioni në Madrid të Spanjës, ka çuar në pranga 5 trafikantë midis të cilëve dy shqiptarët dhe 2 shtetas spanjollë dhe një kolumbian falë një aksioni të koordinuar nga DEA amerikane.

Ka dyshime të forta se kokaina është blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti.

Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrit.

"Në momentin e ndërhyrjes, policia gjeti 790 pako me peshë 1 000 kg kokainë si dhe 1 550 000 euro cash që mbaheshin në një valixhe dhe që do përdorej për të paguar transportin e drogës" shkruan abc.es

Dy shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli, mendohet se janë edhe bosët e kësaj linje që u zbulua në kryeqytetin spanjoll. Në pranga ka rënë dhe njeriu i tyre i besuar si dhe 2 shtetasit spanjollë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Shtetasit spanjollë do të bënin transportimin e drogës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/media-spanjolle-goditet-mafia-shqiptare-ne-madrid-kapen-1-ton-kokaine-e-1-5-milione-euro-cash

Recommended