Ora News - Rruga dhe licensat e Dukagjinit, shoferët e zonës malore protestë para Bashkisë Shkodër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesit e mjeteve të transportit publik në zonën e Dukagjinit protestuan para bashkisë së Shkodrës për të kërkuar mbajtjen e premtimit për rehabilitimin e rrugës dhe për licensat e shërbimit. Ata thonë se me gjendjen e rrugës nuk mund të paguajnë 2 milion lekë të vjetra për licensën, në një kohë kur aksi mbetet i bllokuar një pjesë të mirë të vitit. Ata kërkuan një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi, por në Bashki u thanë se nuk ishte në zyrë.

Janë 10 shoferët që bëjnë rrugën e vështirë të Dukagjinit.

Këtë të hënë zbritën në protestë para Bashkisë së Shkodrës për gjendjen e rrugës dhe licensat.

Rruga që u shërben disa qindra banorëve dhe jetojnë atje, por dhe mijëra turistëve që e vizitojnë është e amortizuar, ndaj drejtuesit e mjeteve të transportit kërkojnë rehabilitim.

Para bashkisë së Shkodrës, kërkuan mbajtjen e premtimit, por brenda nuk i pritën, pasi siç u thanë, kryebashkia Voltana Ademi nuk ishte aty.

Patrulla e vendosur prej policisë i ka trazuar jo pak, pasi ata thonë se me një rrugë të tillë është e pamundur të paguajnë licensat që në vit shkojne në 2 milion.

"Nuk kemi si të paguajme 2 milion lekë në vit licensa mjetesh me një rrugë që veç emrin e ka të tillë. Një rrugë tejet e rrezikshme. Ne do te marrim masa ekstreme qe ta bllokojmë" u shprehën ata.

Ata paralajmërojnë se nëse për 1 javë nuk marrin një përgjigje për zgjidhje, do bllokojnë të plotë qarkullimin, duke paralizuar edhe shëndetësinë e arsimin.

Aktualisht, të shkosh në këtë zonë duhet të udhëtosh mbi 4 orë përmes Prekalit-Bregut të lumit e deri në brendesi të Shoshit, Shalës dhe Pultit.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/drejtuesit-e-automjeve-ne-proteste-rrugen-e-amortizuar-te-dukagjinit