Report TV - Banorët e Dukagjinit në protestë: Të na rregullohet rruga

  • 6 years ago
Shoferë të linjës së Dukagjinit kanë protestuar këtë të hënë përapara Bashkisë Shkodër. Ata kërcënojnë se nëse brenda një jave nuk do të ketë një projekt për rikonstruksionin e kësaj rruge, do të detyrohen të marrin masa për ndërprerjen e punës, dhe në këtë mënyrë të bllokohet plotësisht i gjithë komunikimi me këtë zonë.

Këtyre drejtuesve të mjeteve të linjës u kërkohet të paguhet liçensë për drejtimin, ndërsa e shohin totalisht të palogjikshme këtë kërkesë. Ata shprehen se rruga e Dukagjinit fillimisht duhet të ndërtohet dhe sigurohet jeta e banorëve dhe se me këta mjeta ata kanë shpëtuar edhe jetët e njerëzve për shkak të mungesës së ambulancave. Ndërkohë, pagesa për liçensën është shumë e lartë dhe e papërballueshme.

Edhe pse kanë pritur disa orë për të biseduar me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, nuk kanë mundur të komunikojnë me të. Ata kërcënojnë se nëse nuk ka një përgjigje brenda një jave, do të bllokojnë punën e tyre, duke bllokuar kështu arsimin, shëndetësinë dhe komunikimin e banorëve të Dukagjinit me zonat urbane.