Zone e Lire/“Jam ende e virgjer”, kengetarja zbulon kushtet e kandidateve per burre (27.04.2018)

  • 6 years ago
Këngëtarja nga Prishtina, Linda Morina, ka përsëritur në studion e ?Zonë e Lirë? të gazetarit Arian Çani disa prej kushteve të cilat duhet të plotësojë çdo kandidat i mundshëm për bashkëshort të sajin.

Megjithëse për pak kohë 38-vjeçare, ajo thotë se e ka ruajtur deri më tani dhe do të vazhdojë ta ruajë virgjërinë për bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Arian Çani: Në këtë moshë që je, se nuk je gocë e re, i ke kaluar 40-tat...

Linda Morina: 38 i bëj në Maj.

Arian Çani: 38, d.m.th për dy vjet bën 40. Si ka mundësi që vazhdon ta mbash trupin kaq në formë? Unë e kam një dyshim. A mos ndoshta siç ke deklaruar këtu herën e fundit që ke ardhur, fakti që ti e mban trupin kaq në formë, është nga fakti që ti nuk e ke përdorur fare në jetën tënde.

Linda Morina: Normal.

Arian Çani: Kur ke qenë herën e fundit në këtë studio, më ke thënë jam e virgjër. Kanë ndryshuar gjërat në trupin tënd Linda, apo jo?

Linda Morina: Hiç nuk kanë ndryshuar.

Arian Çani: Pra vazhdon të jesh e virgjër.

Linda Morina: Vazhdoj ashtu.

Arian Çani: Big up për Linda Morinën. Një vajzë nga publiku më hodhi një batutë, më tha se ?Çani nuk është e vetmja Linda Morina që është e virgjër?. Sigurisht që nuk është e vetmja, por janë të rralla gocat 38 vjeçe që janë të virgjëra.

Linda Morina: Po ashtu është, e rrallë.

Arian Çani: Meqë prite deri më tani, a ke ndër mend ta shesësh virgjërinë sepse janë hapur site shumë serioze për këtë punë?

Linda Morina: Jo, jo atë që më pëlqen vendos ta marr burrë.

Arian Çani: Po pse Linda ta japësh falas, ke pritur deri më tani?

Linda Morina: Virgjëria nuk shitet, ajo ruhet për atë burrë që të marrësh.

Ndërsa në vazhdim, duke folur për kushtet që duhet të plotësojë kandidati për bashkëshort, Linda Morina tha: ?Kam qejf të jetë patriot, jo të jetë turlidjali. Jo të jetë hajn, dallaveraxhi, të jete rrenc, ashtu nuk i dua unë.? /tvklan.al