Stop - 94 vjeç, e vetme dhe pa drita, Stop zgjidh problemin e nene Hasimese! (27 prill 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në zonën e Tufinës jeton e vetme 94-vjeçarja Hasime Veizi, të cilës si të mos mjaftonin problemet e moshës dhe vetmia, prej 2 muajsh nuk ka energji elektrike.

?Nuk kam dëgjuar e nuk kam parë që të lesh një plakë 3-4 muaj pa drita që të bjerë nga krevati. Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!?, u shpreh me lot në sy e moshuara.

Djali i saj, Bilbil Veizi tregoi se pas vdekjes së të vëllait që jetonte me Hasimen, i ka paguar ai faturat e energjisë elektrike, por kontrata me OSHEE-në është në emër të një tjetër vëllai, që jeton jashtë Shqipërisë.

?Ku është e drejta e njeriut? Që të jetojë dhe kjo plakë si gjithë të tjerët! Unë i bëj thirrje qeveritarëve që ta shohin këtë gjendje dhe jo të më sorrollasin mua për të ardhur e për t?i lidhur një dritë kësaj plake këtu?, tha i shqetësuar Bilbili.

Emisioni ?Stop? u interesua pranë degës së OSHEE-së në Kinostudio. se përse nuk bëhet lidhja e energjisë elektrike për nënën 94-vjeçare.

Drejtori i Divizionit Tregtar OSHEE, Elton Sevrani u shpreh se ky është një rast i veçantë për rregulloren e këtij institucioni, pasi detyrimi duhet të shlyhet nga vetë mbajtësi i kontratës, pra djali i Hasimes që ndodhet në SHBA.

?Por duke qënë se kemi të bëjmë me një situatë specifike, kur mamaja e të dy zotërinjve ndodhet në kushtet që duhet të ketë furnizim me energji elektrike. Ne kemi pranuar këtë kërkesë të zotërisë për të qenë ai likujduesi i këtij detyrimi?, tha drejtori Sevrani.

Ditën tjetër, punonjësit e OSHEE-së i rilidhën energjinë elektrike 94-vjeçares, Hasime Veizi. ?Shyqyr që më hapët sytë se më ishin zënë. Rrofshi e qofshi, Zoti ju dhëntë shëndet e u bëfshi 200 vjeç!?, u shpreh e entuziasmuar e moshuara.