Vrasja ne Kamez, Basha: Dorezim i shtetit

  • 6 years ago
Lulzim Basha e cilësoi dështim të shtetit vrasjen e tregtarit 53 - vjeçar nga Kamza mbrëmjen e së mërkurës. Pas një vizite që zhvilloi në familjen e Agim Bucit, i cili humbi jetën si pasojë e tentativës së grabitjes në dyqanin e tij, kreu i opozitës tha se pasiguria e shqiptarëve ka marrë përmasa tronditëse.

"Për fat të keq, kjo është dëshmi e dorëzimit total të shtetit dhe dështimit total të rendit publik. Është një apel i fortë për të lënë paradat, ngjyrat, uniformat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeveri dhe ministra në shërbim të kriminelëve".

Sipas kreut të demokratëve lufta kundër krimit duhet të nisë nga zyrtarët e lartë të qeverisë, të cilët ai i akuzon se janë vënë në shërbim të bandave e kriminelëve.

Recommended