Basha vizitë te familja Buci në Kamëz, vrasja dëshmi e dorëzimit të shtetit përballë krimit

  • 6 years ago
Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar barbare ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Kamëz, ku u vra nga grabitësit pronari i një minimarketi dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.

Basha është takuar sot me familjarët e Agim Bucit dhe ju ka shprehur ngushëllime për ngjarjen e tmerrshme, ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale.

?Ngjarje barbare. Babai i katër fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij. Bashkëshortja e tij në gjendje kritike, gjithçka në sy të djalit. I shpreh ngushëllime familjes, ndaj me ta dhimbjen e madhe. Pasiguria e familjeve shqiptare, e biznesi të vogël shqiptar ka marrë përmasa tronditëse.

Në më pak se katër javë grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por janë bërë dhe shkak për vrasje. Apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeverinë në shërbim të kriminelëve. PD do jetë në krah të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Recommended