Ora News - Vetingu, shtyhet me një javë dhënia e vendimit për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Fatos Lulos dhe Vitore Tushës, Altina Xhoxhaj ishte gjyqtarja e tretë që u thirr në senacë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ajo kishte preferuar të ishte e pranishme në seancë së bashku me avokaten e saj mbrojtëse. Trupa gjyqësore që përfaqësohej nga Etleda Çiftja dhe anëtarët Brunilda Bekteshi e Genta Tafa Bundo bënë me dije që në nisje të seancës që për gjyqtaren Xhoxhaj janë hetuar të tre komponentët.

Edhe për këtë gjyqtare Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kishte arritur në konkluzionin se nuk ka deklarim të rremë, nuk ka mosdeklarim se të ardhurat për pasurinë janë të ligjshme.

Por relatorja Brunilda Bekteshi tha se hetimi administrativ mbi pasurinë e Xhoxhaj ka konstatuar se nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë, në një apartament në Gjirin e Lalzit ka mungesë të justifikimit të të ardhurave të ligjshme në vlerën e 450 mijë lekëve si edhe ka përfituar 100 metra katorë më shumë sesa i takonte.

Mosjustifikim të të ardhurave kishte edhe për bashkëjetuesin e gjyqtares i cili sipas Komisionit mbante më shumë lekë kesh sesa i lejonte ligji.

Po pretendimet e Komisionit u kundërshtuan fort nga vetë gjyqtarja dhe avokatja e saj mbrojtëse si të pabazuara ndërsa vetë gjyqtarja Xhoxhaj tha se kishte punuar me përkushtim dhe nuk kishte pasuri të pajustifikuar. Ajo akuzoi anëtaret e Komisionit se nuk e njihnin mirë ligjin.

Seanca u monitoria edhe nga avokatja e popullit Erinda Ballanca.

Erinda Ballanca: "Unë personalisht e kam njohur dhe është çështja e përceptimit, zj. Altina Xhoxhaj si një nga gjyqtaret më korrekte që ka ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht që çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta, të sakta dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtart, të cilat gjithashtu kanë të drejta, të drejtat e tyre duhen mbrojtur."

Vendimi për gjyqtaren pritet të jepet me 25 prill ndërsa nëse vendimi është për shkarkim Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë.Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vetingu-shtyhet-me-nje-jave-dhenia-e-vendimit-gjyqtaren-altina-xhoxhaj