Ora News - Zbulohet kush urdhëroi vrasjen e komisar Artan Cukut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Jambellin personin e dyshuar si urdhëruesin e vrasjes së ish kryekomisar Artan Cukut. Jambelli i njiohur ndryshe edhe si Rikardo Muka nuk është një emër i panjohuar për drejtësisë. Ai ishte skeduar më herët, si i përfshirë në veprimtari kriminale ndërsa është prangosur nga Cuku në ne dhjetor te vitit 2012

Tirane- Bledar Jambelli nga Fieri ose i njohur ndryshe si Rikardo Muka, është personi i dyshuar si porositës i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, e cila me 17 prill të këtij viti ka caktuar për të masën e arrestit me burg në mungesë. Kërkimet policore për kapjen e tij deri me tani në territorin e Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërkohë që është mësuar se ai ndodhet jashtë vendit.

Grupi i hetimit ka dalë në konkluzionin se ish-drejtori i Policisë së Vlorë, u vra për shkak të detyrës në radhët e uniformave blu.

Nga hetimet rezulton se në dhjetor të 2012, Artan Cuku e vuri në pranga Jambellin, pas dyshimeve se ishte autor i vrasjes së Armando Delajt, në shtator të po të njëjtit vit. 38-vjeçari i lindur në Mbrostar Ura, nuk rezultonte një emër i panjohur për policinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohet-kush-urdheroi-vrasjen-e-komisar-artan-cukut