Ora News - Nis vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër, në sitë pasuria e saj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore në radhët e Prokurorisë. Para Komisionit ka dalë prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila është edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas KPK, Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një automjet. Vendimi pritet të jepet në 20 prill.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit.

Me detyrë prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër ku një periudhe ka qenë edhe drejtuese si dhe një nga kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Nikëhasani ishte paraqitur në seancë pa praninë e një avokati.
Edhe për këtë prokurore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte mjaftuar vetëm me kontrollin e pasurisë, pa u thelluar në dy komponentët e tjerë të kontrollit profesional apo integritetit.

Relatorja e çështjes, Genta Bungo, tha se nga verifikimet e bëra nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive (ILDKPI), kishte konstatuar se prokurorja nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë por kishte qenë një hetim i thelluar i KPK-së që kishte arritur në përfundimin se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti.

Vetë prokurorja tha se pretendimet e Komisionit nuk qëndrojne, pasi ajo nuk ka fshehur asnjë pasuri, ndërsa pasaktësitë në disa deklarime janë bërë për shkak të disa lapsuseve në vite.

Prokurorja u shpreh se dy garazhet i ka deklaruar në 2009, ndërsa shtoi se për makinën ka marrë borxhe. Ajo u shpreh se e bleu fuoristradën, pasi e vjetra iu përplas dy herë, ndërsa shtoi në 2003 i kishin vendosur tritol në makinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/Nis%20vettingu%20p%C3%ABr%20prokuroren%20e%20Apelit%20Shkod%C3%ABr,%20Besa%20Nik%C3%ABhasani

Recommended