Ora News - PS "i rrëmben" Komisionin Vasilit: Mazhorancë e çmendur, do vetëm të plaçkisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Petrit Vasili, denoncoi sot nga Kryesia mbledhjen e njëanshme të Komisionit nga anëtarët e PS-së.

Duke e cilësuar një zhvillim skandaloz, Vasili tha se u kishte kërkuar sghtyrjen me vetëm një ditë të mbledhjes për faktin se shumica e deputetëve të opozitës kishin impenjime lidhur me progres raportin e KE-së për Shqipërinë.

Vasili: Jemi në një komunikim për një zhvillim më të fundit skandaloz dhe tepër i rëndë për klimën e parlamentarizmit në Shqipëri, konfliktualitetit të egër politik të cilat zhvillohen pikërisht në një ditë simbolike si kjo e sotmja ku Shqipëria pret të marrë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në mënyrë të njëanshme, skandaloze dhe pa asnjë shkak, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë është mbledhur vetëm me anëtarë e PS pas një kërkesë timen si kryetar i komisionit për shtyrjen me vetëm një ditë të mbledhjes nga e marta në të mërkurën për shkak të impenjimeve politike të shumicës së anëtarëve të opozitës lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ditën e sotme të raportit që pret sot Shqipëria dhe komunikime politike të caktuara.

Vasili tha se Komisioni po shqyrton ligjin e strohimit social, i miratuar në parim me konsensus të të dyja palëve.

Nisur nga kjo, Vasili tha se mazhoranca nuk kishte asnjë nevojë të tregonte këtë lloj arrogance përveç faktit që siç tha ai po tenton të plaçkisë edhe këtu ndonjë mundësi të ndonjë qytetari në nevojë për strehim
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-i-rremben-komisionin-vasilit-mazhorance-e-cmendur-do-vetem-te-plackise