Ora News - Mazhoranca i 'rrëmben' opozitës komisionin për Tahirin, reagon Paloka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa të gjithë deputetët e opozitës (PD dhe LSI) ishin në sallën e gjyqit ku mbahej seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit, mazhoranca ka zhvendosur vëmendjen tek çështja Tahiri.

Nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, mblodhi Komisionin Hetimor pa praninë e opozitës.

Mbi këtë zhvillim ka reaguar menjëherë kryetari i Komisionit hetimor parlamentar ?Tahiri?, Edi Paloka, duke e cilësuar ozurpim.

Paloka: "Rama urdhëron deputetët e tij të Komisionit Hetimor Tahiri, të uzurpojnë drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision. Neni 12 i ligjit ?Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit?, thotë: Pika1. Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij nga zv/Kryetari. E njëjta është përcaktuar edhe në nenin 7 të rregullores. Pika1: Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij në çdo rast nga zv/kryetari i Komisionit. Data, ora dhe vendi i mbledhjes së Komisionit, caktohen nga kryetari, pasi këshillohet me zv/Kryetarin. Si kryetar i Komisionit Hetimor ?Tahiri?, informoj gjithë opinionin, se sot jo vetëm nuk e kam thirrur komisionin hetimor siç përcaktohet nga ligji, por pas interesimit të administratës të Kuvendit dhe të komisionit i kam njoftuar se sot nuk do të ketë mbledhje të Komisionit Hetimor?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mazhoranca-i-rremben-opozites-komisionin-tahirin-reagon-paloka

Recommended