Report TV - Ankesat e qytetarëve, shkarkohen 46 zyrtarë të hipotekave dhe ALUIZNI-t

  • 6 years ago
Shkarkohen 46 punonjës të Hipotekave dhe ALUIZNI-t. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj përmes një deklarate për mediat u shpreh se 46 punonjës janë shkarkuar pas ankesave të qytetarëve, ndërsa 18 janë paralajmëruar dhe 29 të tjerë kanë marrë vërejtje, pasi nuk u kanë shërbyer qytetarëve. Ministrja tha se pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes janë kryer analizat përkatëse duke sjellë shkarkimet, ndërsa shtoi se ende ka punonjës që duhet të largohen.

Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditëve, ndërsa ishin sorollatur me vite të tëra. Qytetarët nuk kanë qenë në kërkim të mikut apo sekserit, por vendosën në provë platformën e bashkëqeverisjes. Por ende ka punonjës që duhet t?i largojmë së bashku. Cdo ankesë që ka buruar nga papërgjegjshmëria e administratës ka ndihmuar në pastrimin e zyrës nga këta punonjës. 35 shkarkime iu shtohen edhe 46 shkarkime të punonjësve të Hipotekës dhe ALUZINI-t janë paralajmëruar 18 të tjerë për shkarkime, për 29 të tjerë është marrë masa vërejtje me shkrim, por analizohen edhe kushtet e veprës penale. Kushdo që pengon apo bllokon apo vonon qytetarët është problemi ynë i përbashkët.

Etilda Gjonaj

Recommended