Bushati: Në 17 prill presim negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nga Shkodra, Ministri për Europen dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar zhvillimet qe pritet te ndodhin gjate këtij muaji, e qe kane te bëjnë me hapjen e negociatave per Shqipërinë.



?17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën, por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët.?



Por pas kësaj date, Shqipërinë e pret nje pune me e vështirë, deri ne Qershor, ku Këshilli i Ministrave i BE-se, do duhet te marr dhe vendimin përfundimtar.



?Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet antare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për antarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë.?



Kreu i diplomacisë shqiptare, ka refuzuar te komentoje skenarin e mos hapjes se negociatave, duke theksuar se vëmendja kryesore e qeverise është e fokusuar ne vijimin e reformave te ndërmarra, te cilat kane qene dhe kusht kryesor per çeljen e negociatave.