Tiranë, vijon zjarri te dy magazinat, Report TV brënda ambjenteve të djegura

  • 6 years ago
TIRANE-Vijon prej mbrëmjes së djeshme zjarri që përfshiu dy magazinat te rruga ?Siri Kodra?. Sipas zjarrfikëses zjarri është vendosur në kontroll që mbrëmjen e djeshme, por ende janë disa vatra aktive për të cilat po punohet për shuarjen. Disa zjarrfikëse po vijojnë punën për të shuar përfundimisht flakët.

Nga zjarri u dogjën plotësisht një magazinë me materiale hidrosanitare dhe një magazinë rrobaqepësie, që ishte ngjitur. Policia rrethoi zonën, ndërsa u ndërpre edhe energjia elektrike pasi flaka arrinte te telat e korrentit, duke rrezikuar të krijonte probleme në të gjithë rrjetin. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.

Recommended