Basha: Qytetaret i thane ndal Rames

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje të shtunën Kryeministrit Edi Rama të pezullojë menjëherë tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit, të tërheqë menjëherë policinë dhe të ?ndalë dhunën barbare mbi protestuesit?.

Në një deklaratë për media pas protestës së të shtunës, ku protestuesit u përplasën me policinë dhe shkatërruan sportelet e pagesës, Basha tha se ?ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve, me taksën më të lartë të qarkullimit dhe tarifën më të lartë për Rrugën e Kombit.?

?Në emër të opozitës, i kërkoj Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit. Pagesa për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit, plot 200 milionë euro në vit. I bëj thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare mbi protestuesit. Revolta e banorëve buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare mbi ta. Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar fiton populli?, tha Basha.

Basha kujtoi se Rama u merr shqiptarëve 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve.

?Por ai nuk u mjaftua me kaq, vuri një prej tarifave më të larta në Europë për kalimin e Rrugës së Kombit?, tha Basha duke shtuar se protesta e sotme ishte vetëm fillimi i pakënaqësisë popullore.