Pr.ligji për Akademinë e Shkencave, Beqir Meta: Profesor Fuga t’i përfshijë sugjerimet në statut

  • 6 years ago
Është prezantuar projektligji ?Për akademinë e Shkencave të republikës së Shqipërisë? i përgatitur nga grupi i punës pranë Ministrisë së Arsimit që synon reformimin e këtij institucioni. Zë kundër i këtij drafti ishte akademiku Artan Fuga, i cili e konsideron këtë projektligj një model të dështuar. Një nga anëtarët e grupit të punës pranë ministrisë, akademiku Beqir Meta në një intervistë për Report Tv shprehet se sugjerimet e tij, Fuga mund t?i pasqyrojë në statutin për Akademinë e Shkencave, që është edhe më i rëndësishëm se projektligji për këtë institucion.

?Nuk mund të thuhet që s?ka qenë transparente. Nëse mund të bëhet, mund të bëhet edhe diçka më tepër, ndoshta. Por mendimet e prof.Fugës, ne i kemi pasur të qarta. Unë i kam lexuar dhe i kam mbajtur në evidencë. Profesor Fuga është anëtar i komisionit që do merret me reformën e Akademisë, duhet patjetër që gjithë këto gjëra që janë arritur të materializohen më tej në statut dhe të ecim përpara?.

Beqir Meta, anëtar i grupit të punës pranë Ministrisë së Arsimit për reformimin e Akademisë së Shkencave

Recommended