Report TV - Nis hetimi tatimor ndaj kompanisë që tregon pijen energjike B52 pa leje

  • 6 years ago
Pas denoncimit të Report TV se në treg shiten pije energjike B52 me marka e të falsifikuara është vënë në lëvizje departamenti hetimit tatimor në Shkodër. Paraditen e të mërkurës agjentët e hetimit tatimor kanë zhvilluar një kontroll në kompaninë B.M Shkp me qendër në Koplik e cila importon pije energjike nga kompania Bavaria me qendër në Holandë.

Siç shikohet edhe nga këto pamje filmike në magazinat e B.M Shkp hetimi tatimor ka gjetur me mijëra kanace të pijes energjike 852 e cila është një imitim i markës B52. Firma B.M Shpk prej vitesh është në konflikt me firmën Arseni SHPK për pijen B52 për të cilën janë zhvilluar shumë procese gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë.

Në një prononcim për mediat, avokati i kompanisë Iljan Celeshi ka deklaruar se ?Shoqëria ?Bavaria? dhe B.M Shkp janë të hapura ndaj çdo kërkese të organeve ligjzbatuese, të gjitha produktet janë të cilësisë maksimale Europiane, të importuara konform të gjithë legjislacionit shqiptar. Por Shoqëria ?Bavaria? do të japë deklarimet e saj në një moment të dytë ku do të paraqesë edhe ankesat e saj. Arsyet e këtij kontrolli, do i japim një arsyetim të plotë në përfundim të saj, pasi nuk është momenti i përshtatshëm? tha avokati.

Firma B.M Shpk aktualisht ka në treg me 2 marka imituese të B52 që quhen 852 dhe 8S2 të dyja identike me markën B52 që në Shqipëri e zotëron ekskluzivisht kompania Arseni shpk. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëra-tjetrës pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare "Arseni shpk" që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kompania holandeze Bavaria.

Recommended