Report TV - Nis hetimi tatimor ndaj kompanisë që tregon pijen energjike B52 pa leje

  • 6 years ago
Pas denoncimit të Report TV se në treg shiten pije energjike B52 me marka e të falsifikuara është vënë në lëvizje departamenti hetimit tatimor në Shkodër. Paraditen e të mërkurës agjentët e hetimit tatimor kanë zhvilluar një kontroll në kompaninë B.M Shkp me qendër në Koplik e cila importon pije energjike nga kompania Bavaria me qendër në Holandë.

Siç shikohet edhe nga këto pamje filmike në magazinat e B.M Shkp hetimi tatimor ka gjetur me mijëra kanace të pijes energjike 852 e cila është një imitim i markës B52. Firma B.M Shpk prej vitesh është në konflikt me firmën Arseni SHPK për pijen B52 për të cilën janë zhvilluar shumë procese gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë.

Firma B.M Shpk aktualisht ka në treg me 2 marka imituese të B52 që quhen 852 dhe 8S2 të dyja identike me markën B52 që në Shqipëri e zotëron ekskluzivisht kompania Arseni shpk. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëra-tjetrës pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare "Arseni shpk" që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kompania holandeze Bavaria.

Pas 10 viteve betejë ligjore, më në fund më 18 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë i njohu Arseni shpk të drejtën e titullit të markës B-52 për Shqipërinë duke ndaluar Bavarinë (siç parashikohet nga konventat dhe nga ligjet ndërkombëtare) të shpërndajë në territorin shqiptar produktin e tij B52.

Recommended